Ajo ka një fytyrë prej kukulle dhe muskuj sikurse të një kampioni bodybuildingu. Mund të qojë me duart e saj pesha deri në 180 kilogramë. Julia Vins një 20 vjeçare nga Rusia, ka bërë ushtrime me pesha gjatë pesë viteve të fundit duke e kombinuar një trup muskulor me një fytyrë engjëllore, shkruan Daily Mail. Nëpër video të incizuara në palestër, ajo shihet duke ngritur me lehtësi pesha nga më të rëndat.