Shkup, 2 dhjetor – Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Kiracovski, informon se janë ngritur procedura përkatëse para institucioneve kompetente për kontrollin e gjendjes faktike në institucionit për ku, siç thekson në kumtesë, ka informacione serioze se ndodhin keqpërdorime të të punësuarve në sektorin publik për qëllime partiako-politike. Në kumtesë shton se çdo dit në internet faqen e zëvendësministrit plotësues të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, arrijnë një numër i madh i denoncimeve anonime, për presione ndaj të punësuarve në sektorin publik, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 11.12.2016. Informon se deri te një numër i madh institucionesh është dërguar edhe shkresë me të cilin personave udhëheqës u është tërhequr vëmendja për parregullsi të caktuara lidhur me procesin zgjedhor të cilat nga ana e personave përgjegjës duhet të largohen.