Nga burgu, në fushën e lojës, në pritje të gjykimit. Ish-portieri i Flamengo-s, Bruno Fernandes de Souza, i ndëshkuar në shkallën e parë me 22 vite burg, në 2013-ën për vrasjen e ish të dashurës, modelen Eliza Samudio, kufoma e së cilës është përdorur si ushqim për qentë, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Boa Esporte, skuadër që luan në Serinë B të Brazilit. Bruno do të prezantohet zyrtarisht të martën dhe do të kthehet të jetë një futbollist profesionist, në pritje të apelit. Nëse vendimi i shkallës së parë do të konfirmohet, do të duhet që ai të shlyejë dënimin. Ish-portieri i Flamengo-s, që para se të arrestohej ka qenë në xhiron e “Seleçaos” dhe ëndërronte të merrte pjesë në Botërorin e 2014-ës të zhvilluar në Brazil, ka qenë në burg nga 2010-a dhe është liruar 24 shkurtin e kaluar pasi është ndëshkuar në shkallën e parë me 22 vite 3 muaj për vrasje, pengmarrje dhe fshehje të kufomës.
Gjykatësit e kanë shpallur fajtor Brunon se ka urdhëruar shokun e tij të fëmijërisë, Luiz Henrique Romano, i quajtur “Macarrao”, që të vriste ish të dashurën në 2010-ën. Romano e ka zbatuar urdhrin dhe pasi e ka vrarë femrën, e ka bërë copa-copa para se t’ia jepte qenve të tij për ta ngrënë. E gjitha kjo është bërë edhe me bashkëpunimin e një ish-polici. Sipas akuzës, Bruno rrezikonte 41 vite burg, por ka përfituar një ulje të dënimit pasi ka pranuar se ishte në dijeni të krimit të kryer, por ka mohuar se ka qenë ai që e ka urdhëruar.
Ka bërë copa-copa të dashurën, kthehet të luajë në Serinë B
Leave a comment