Ka aplikuar në 800 vende pune, arsyeja e refuzimit është absurde (FOTO)

46

Federica Lucchesi është vetëm 25 vjeç dhe jeton në Livorno të Italisë. Ajo ka dërguar mbi 800 CV në 2 vitet e fundit dhe përgjigja që ka marrë nga kompanitë që ka aplikuar për punë ka qenë, “Je shume e shëndoshë” . 25-vjeçarja është paragjykuar vetëm nga pamja e saj dhe askush nga kompanitë që ka aplikuar nuk ka denjuar as ta marrë atë në provë, por e kanë penalizuar menjëherë sapo kanë parë foton e saj në CV. Gjatë viteve të fundit ajo ka punuar vetëm në tre punë ku ka qëndruar për shumë pak muaj, pasi është hasur me probleme në vonesat e pagesës. “Kam dërgua mbi 800 CV në agjenci të ndryshme dhe asnjëra nuk ka pranuar për të më intervistuar. Përgjigja e vetme ka qenë je mbipeshë”, shprehet Federira për mediat italiane. Edhe pse është penalizuar nga pesha e saj, ajo gjen forcë dhe nuk dekurajohet aspak nga përgjigjet e kompanive dhe vazhdon ende të jetë në kërkim të një pune.

Comments are closed.