Komisioni Antikorrupsioni:Para zgjedhjeve s’ka konkurse pune
Shkup, 17 shkurt – Në periudhën e sjelljes së vendimit për shpallje të zgjedhjeve presidenciale nuk guxon të fillohet çfarëdo lloj ndërtimi me mjete të buxhetit ose të fondeve publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike dhe persona tjerë juridik që disponojnë me kapital shtetëror nuk mund të bëjnë pagesa të pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa tjera dhe kompensime materiale nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore, ndërsa nuk mund të fillojë as procedura për punësim të personave të rinj ose procedura për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, informon Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit,(i njohur edhe si Komisioni Antikorrupsion) përcjellë gazeta KOHA.
Nga Komisioni sqarojnë se nuk mund të fillojë ndërtimi me mjete të buxhetit ose nga fondet publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose persona tjerë juridik që disponojnë me kapital shtetëror të objekteve të reja në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, kanalizim, kënde sportive, linja të energjisë dhe objekte tjera ose objekte për veprimtari shoqërore shkolla, kopshte dhe objekte tjera, përveç nëse për atë qëllim paraprakisht sigurohen mjete nga buxheti, përkatësisht bëhet fjalë për realizimin e programit të sjellur në bazë të ligjit për vitin rrjedhës.
Nuk mund të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa tjera dhe kompensime të materialeve nga mjetet buxhetore ose nga mjete të fondeve publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore, përkatësisht të gjitha transferet njëvjeçare dhe pagesat ose transfere të njëhershme nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike pa u tjetërsuar kapitali shtetëror pa u nënshkruar marrëveshje kolektive, ndërsa nuk mund të fillohet procedurë për punësim të personave të rinj ose procedurë për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike. Procedurat e filluara duhet të lihen në gatishmëri, përveç në raste të punëve urgjente dhe të pa anuluara.(koha.mk)