Juventus mund të humbasë shërbimet e Alex Sandros në verë dhe kjo është arsyeja se përse bardhezinjtë po insistojnë shumë për të afruar Marcelon nga Real Madrid. Kështu shkruajnë mediat spanjolle, sipas të cilave italianët kanë nisur bisedimet me PSG-në për transferimin e Alex Sandros në Paris, për shumë e 50 milionë eurove. Më herët Alex Sandro ndiqej nga Manchester United, me Juventus që kishte refuzuar shitjen e tij, por duket se milionat e sheikëve të PSG kanë bindur drejtuesit e klubit bardhezi për të nisur negociatat. Përveç Marcelos, për të zëvëndësuar 28-vjecarin, Juventus ndjek edhe Alex Grimaldo të Benficës.