Të përmbysësh disavantazhin prej tre golash në stadiumin e kundërshtarit kurrë nuk është një detyrë e lehtë. Le pastaj, nëse përballë do të kesh kampionët e Evropës në fuqi, Real Madridin, i aftë për të triumfuar dy herë radhazi në këtë kompeticion së fundi. Megjithatë, në shtëpinë e Juventusit ekziston besimi i madh, sepse nuk kanë asgjë për të humbur. Mjafton të mendosh për pamundësinë e përmbysjes, edhe nëse është diçka e ndaluar, të paktën në letër. Siç raportohet nga “Tuttosport”, Masimiliano Alegri e ka karikuar ekipin duke u kaluar këtë mesazh lojtarëve bardhezinj.
“Kush nuk beson se mund të bëjmë diçka të madhe, le të kthehet pa hipur në aeroplan”. Një kuptim i qartë, që nuk ka nevojë për shpjegime të mëtejshme. I të njëjtit mendim është edhe shtylla e mbrojtjes bardhezi, Kielini. “Në futboll dhe në jetë, ju nuk e dini. Për një klub si Juventusi, të heqësh dorë herët, të mos besosh në gjithçka, do të ishte një mëkat i vdekshëm dhe të gjithë duket se e kanë kuptuar këtë. Fjala tani i përket fushës së blertë, si zakonisht gjykatësi i vetëm i pagabueshëm”, tha Kielini.
Mungoi në ndeshjen e parë për shkak skualifikimi. Do të rikthehet, bashkë me Benatian, për ndeshjen e kthimit. Në “Bernabeu”, pavarësisht nga humbja 3-0 e pësuar në Torino, për Miralem Pjaniç, Juventusi ka ende shanse. “Mund të bënim më mirë, por kemi treguar edhe në të kaluar se mund të luajmë si pretendentë në çdo fushë. Të gjitha episodet favorizuan Real Madridin dhe rezultati është gënjeshtar. Edhe pse është e vështirë, në futboll mund të ndodhë gjithçka. Do të përpiqemi të hakmerremi në Madrid”, u shpreh mesfushori i Juventusit.
“Shokët e mi janë futbollistë që nuk dorëzohen kurrë. Unë besoj verbërisht te ata. Kemi ardhur në Madrid për të fituar, ndryshe nuk do të niseshim fare nga Torino”, tha Dybala.
Megjithëse duket paksa e habitshme dhe një ide mjaft aventureske, Alegri mund të luajë me 4 sulmues. Humbje në ndeshjen e parë, kushtëzon trajnerin e bardhezinjve që të provojë gjithçka në “Santiago Bernabeu”, megjithëse mund të rrezikohet edhe një turpërim, nëse luhet me skemën 4-2-4. Alegri ka provuar dy skema gjatë stërvitjes, 4-3-3 me Matuidi, Pjaniç dhe Khedira në mesfushë, por edhe 4-2-4 me Kosta, Kuadrado, Manxhukiç dhe Higuain. Nëse Juventusi do të luante me skemën e dytë, atëherë hapësirat në fushën e lojës për sulmet e madrilenëve do të ishin të mëdha dhe duke parë formën që po kalojnë në këtë aspekt spanjollët, në veçanti Ronaldo, ndoshta kjo nuk do të ishte zgjedhja e duhur për Alegrin. Në anën tjetër, Reali i Madridit kundër Juventusit do të luajë pa kapitenin Sergjo dhe ky mund të jetë një problem i madh për madrilenët.
Ndërkohë, në përballjen tjetër, Bajerni i Munihut pasi mori një fitore të rëndësishme me 2-1 në ndeshjen e parë përballë Seviljës, shihet si favorite edhe në ndeshjen kthyese në “Allianz Arena”. Edhe pse ka ende për tu luajtur, kampionët e Gjermanisë nuk e kanë siguruar akoma plasmanin në gjysmëfinale, megjithatë për dallim prej kundërshtarit, do të jetë më i qetë.
DYSHET:
Bajern M. – Sevilja (2-1)
Real M. – Juventus (3-0)
*Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para