Beppe Marotta është i lirë të bëhet CEO i ri i Inter pasi ka zgjidhur zyrtarisht kontratën e tij me Juventus. Nëpërmjet një deklarate për shtyp të klubit Bardhezi, Juventus dhe Marotta janë ndarë përfundimisht, gjithashtu edhe një tjetër drejtor Aldo Mazzia gjithashtu është liruar. Për më tepër, 61-vjeçari do të marrë 361,775 euro kompensim nga Zonja e Vjetër, ndërsa Mazzia do të marrë 278,000 euro. Ish-drejtori i Samdoria-s është përfolur për një rol drejtuesi tek Inter përkrah Steven Zhang.