Juventusi e ka publikuar fanellën e re për sezonin e ardhshëm 2020/21, duke sjellë disa ndryshime të mëdha në krahasim me fanellën e klubit të këtij sezoni.
Sezoni 2019/20 e solli një ndryshim të madh në fanellat e Juventusit, pasi vijat e shpeshta bardhezi u shkëmbyen për dy blloqe të mëdha bardhezi, të ndara nga një vijë e hollë rozë në mes, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Juventusi i është kthyer traditës me vijat më të shpeshta bardhezi për sezonin e ardhshëm, megjithatë ato s’do të jenë aspak tradicional.
Në lansimin e kësaj fanelle të re, të reklamuar në mes të tjerëve edhe nga Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala, vërehet si vijat e zeza të fanellës nuk do ta kenë pamjen e njëjtë si zakonisht.
Fanella tashmë ka dalë në shitje në faqen zyrtare të klubit dhe ajo po shitet me çmim prej 129.95 eurove.
OUR STRIPES ⚪⚫ OUR STATEMENT
Presenting the new Juventus 20/21 Home shirt by @adidasfootball. Available now ➡️ https://t.co/NXTwbofna7#LiveAhead pic.twitter.com/laOz9Bk05o
— JuventusFC (#Stron9er 🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆) (@juventusfcen) July 30, 2020