Juventusi zbulon fanellën bazë për edicionin 2021/22

16

Klasike dhe e bukur për t’u parë – Juventusi zbulon fanellën bazë për edicionin 2021/22

Juventus ka zbuluar fanellën e re për 2021-22 dhe do të veshë modelin e ri në finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës të mërkurën.

Biankonerët kanë prezantuar fanellën e re bazë, e dizajnuar nga marka e njohur Adidas për edicionin e ardhshëm, të frymëzuar nga Allianz Stadium.

Vija klasike me një kthesë moderne dhe shkrimin ’10 vjet në shtëpi’ në jakë, për të kujtuar përvjetorin e inaugurimit të stadiumit të Juventusit.

Zonja e Vjetër do të veshë fanellën e re në Kupën e Italisë nesër dhe kundër Bolonjës në ndeshjen e fundit të sezonit, e planifikuar për 23 maj.

Ndërsa, kategoria e femrave do ta veshë atë për herë të parë kundër atyre të  Interit.