Juventusi ka shfaqur interesim për mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, po synon që ta përforcojë skuadrën gjatë miniafatit kalimtar të janarit. Sipas “Calciomercato.com”, objektiv i kampionit të Italisë është mesfushori i Sevillas, Steven N’Zonzi. Ish-anëtari i Stoke Cityt mund të largohet nga Sevilla për 30 milionë euro, përcjell Express. Në listën e Juventusit janë edhe Witsel (Zenit) e Kessie (Atalanta).