Juventusi gjatë mbrëmjes së kaluar ka siguruar një biletë për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bardhezinjtë kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Allianz Arena kundër skuadrës së Atletico Madridit me rezultat të përgjithshëm 3:2 (0:2). Pos, triumfit në fushë, kampionët italian kanë thyer edhe një rekord në anën financiare, ku vetëm prej ndeshjeve të mbrëmshme kanë fituar 5.5 milionë euro.
Të ardhurat tejkalojnë rekordin e mëparshme të Juventusit prej gati pesë milionë eurosh që ishin arritur në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, ku këta të fundit e kishin fituar 2:1. E gjithë kjo shkaku edhe i shitjes së biletave të pjesës “Curva Sud”, tifozët e së cilës kanë pezulluar bojkotimin e ekipit shkaku i rritjes së çmimeve të biletave.
Ndryshe, Juve kundërshtarin e ardhshëm drejt rrugës për në gjysmëfinale do ta mësojë gjatë ditës së nesërme pas hedhjes së shortit në Nyon.