Juventus është takuar me Mino Raiola-n ditën e hënë për të diskutuar rinovimin e Moise Kean, por gjithashtu edhe për Paul Pogba dhe Matthijs de Ligt. Agjenti ka një marrëdhënie të mirë me Bardhezinjtë, teksa ka përfaqësuar zv. Presidentin Pavel Nedved kur ai ishte futbollist. Sipas Sky Italia, drejtorët e Juve-s janë takuar me Raiola-n dhe tema kryesore ka qenë rinovimi i sulmuesit të ri Kean.
Mendohet se nënshkrimi i kontratës së re është thuajse i përfunduar, por ka pasur diskutime edhe për të ardhmen e dy lojtarëve të tjerë, Pogba dhe De Ligt.
Palët kanë folur për holandezin De Ligt, i cili ka fituar çmimin “Golden Boy” ditën e hënë, por Barcelona thuhet të jetë në “pole position”.
Ndërkohë mesfushori francez Pogba i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin e United Jose Mourinho, por nëse portugezi largohet nga Old Trafford, kampioni i botës mund të qëndrojë.