Juventusi synon ti ‘blindojë’ yjet e ekipit

11

Gjiganti italian është në bisedime me yjet e ekipit për vazhdimin e kontratave. Shtatë lojtarëve të Juventusit do t’iu skadoj kontrata në vitin 2022. Mediat italiane, kanë treguar planet e “Zonjës së Vjetër” për këta futbollistë.

Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo janë emrat më të mëdhenj në këë listë. Agjenti i argjentinasit pritet të takojë drejtuesit e Juventusit deri në fund të muajit për të diskutuar një marrëveshje të re me Bianconerët.

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Torino si agjent i lirë sezonin e ardhshëm megjithëse, sipas ‘Gazzetta dello Sport’, agjenti i tij Jorge Mendes u ka kërkuar Bianconerëve që të diskutojnë një zgjatje të kontratës për një vit.

Një sulmues tjetër, Alvaro Morata, do të shohë kontratën e tij të skadojë në fund të sezonit, por vetëm për shkak të skadimit të periudhës së huazimit në Torino.

Juventusi tashmë e ka zgjatur qëndrimin e tij të përkohshëm deri në qershor 2022 dhe, verën e ardhshme, ata duhet të vendosin nëse do të nënshkruajnë spanjollin përgjithmonë për 35 milionë euro ose ta dërgojnë atë përsëri në Atletico Madrid.

Juan Cuadrado dhe Federico Bernardeschi janë gjithashtu jashtë kontratës në 2022. Thuhet se ‘Bianconerët’ nuk kanë filluar bisedimet me anësorin italian, ndërsa qëndrimi i Cuadrados në Torino nuk është në dyshim me kolumbianin i cili pritet të zgjas qëndrimin e tij deri në 2023.

Mattia Perin dhe Mattia De Sciglio janë kthyer nga huazimet e tyre dhe, në këtë fazë, duket se nuk ka gjasa që Juventus t’u ofrojë atyre një marrëveshje të re.