Juventusi ende po mendon ta shesë Gonzalo Higuanin, edhe pse sulmuesi argjentinasi pati një paraqitje të mirë në humbjen 3:2 kundër Tottenhamit në International Champions Cup të dielën. Higuain u fut në lojë në pjesën e dytë dhe pati ndikim të menjëhershëm duke shënuar njërin nga dy golat e Juves. Pas ndeshjes, trajneri Maurizio Sarri lavdëroi atë për lojën dhe për qasjen në stërvitje, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
31-vjeçari po ashtu e barti edhe shiritin e kapitenit gjatë kësaj ndeshje mbresëlënëse nga ana e tij. Megjithatë, Gazzetta dello Sport shkruan se kjo nuk ia ka ndryshuar atij fatin dhe se ai mbetet në planin e largimeve nga Juventusi.
Ndër skuadrat më të interesuara për të deri më tani është Roma.