Maurizio Sarri do të shkarkohet nga Chelsea menjëherë pas Europa League, ndaj edhe në Itali kanë nisur të lëvizin për të siguruar ish-trajnerin e Napolit.
Juventusi që ka mbetur tashmë pa Allegrin, sipas Sportitalia dhe ekspertit Alfredo Pedulla, ka nisur kontaktet me agjentin e Sarrit, duke kërkuar kështu që të kuptojë se si është mundësia që i jepet. Sarri kërkon një rrogë të mirë, por edhe një projekt të caktuar, që të ketë edhe shumë të rinj.