Juventusi vazhdon edhe më tutje të ëndërrojë për Pogban. Mesfushori i Manchester United ka gjasa që të largohet nga “Teatri i Ëndrrave” në fund të edicionit, andaj drejtuesit bianconerë po mendojnë për rikthimin e tij, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
Madje, kampioni aktual italian është i gatshëm të heq dorë nga njëri prej dy futbollistëve, Emre Can – Rabiot. Francezi ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Real Madridi, por që në fund negociatat ishin bllokuar.