Juventus ka arkivuar edhe këtë kampionat me fitoren e titullit, i nënti radhazi, por ky sezon krejtësisht anomal është luftuar më shumë se zakonisht, me 3 ekipe që vështirësuan jo pak rrugën bardhezi dhe në mes pandemia.
Jo vetëm Inter, por edhe Lazio e Atalanta, në momente alternative, janë përpjekur të ndalojnë mbizotërimin e Juventusit, i cili tani ka zgjatur i pakontestuar në ligën italiane për nëntë vjet.
Sezoni tjetër do ta shohë sërish me kurorën në kokë ekipin bardhezi, por për ekspertët e Sisal Matchpoint, megjithatë, edhe kampionati tjetër do të karakterizohet nga Juventusi, ende favorite absolute për të fituar titullin e dhjetë radhazi.
Koefiçienti i propozuar për titullin e “Zonjës” për sezonin 2020-21 është dhënë me 1.75. Antagonisti i parë do të jetë ende Interi, projekti fitues i Conte mund të jetë i suksesshëm vitin e ardhshëm, një opsion i dhënë me koefiçientin 4.00. Atalanta, Lazio dhe Napoli janë përsëri kandidatë si “outsiders” dhe të gjithë ata propozohen me 12.00. Më tej ndjek Milani me 16.00 dhe Roma me 25.00.
Edhe sipas basteve, Juventus nuk do të ndërpresë gjurmët e fitoreve, 96% në fakt kanë vënë bast tek Bianconeri Campioni d’Italia edhe në sezonin e ardhshëm.