Juventusi ka rikthyer interesimin për transferimin e mesfushorit Houssem Aouar. Mesfushori i talentuar francez është njëra nga dëshirat më të mëdha të Zonjës së Vjetër, por çmimi i tij i lartë bëri që kampioni në fuqi i Italisë mos ta transferojë në verë. 22-vjeçari së fundmi ka pasur probleme me Lyonin, me klubin francez që e kanë dënuar dhe e kanë dërguar tek skuadra e tyre e dytë. Juventus po mundohet ta shfrytëzojë mosmarrëveshjen mes lojtarit dhe Lyonit dhe ta transferojë atë në janar.
Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për ta transferuarin reprezentuesin francez. Gjithsesi ky transferim nuk do të jetë aspak i lehtë për Juven, pasi edhe Arsenali është duke kërkuar me ngulm transferimin e tij. Aouar këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje me Lyonin, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. Problemet e fundit të Aouar me Lyonin kanë bërë që vet lojtari të kërkojë largimin nga gjiganti francez në janar dhe Juventus e Arsenal po mundohen me të gjitha forcat ta shfrytëzojnë këtë për ta transferuar atë.