Juventusi projekton shkëmbimin e mesfushorit me lojtarin e PSG

0

Emre Xhan po fiton më shumë minuta tek Juventusi, pas dëmtimeve të Khedirës dhe Bentakur, por gjithsesi gjermani nuk është në listën e të paprekshmëve.

Paredes – Xhan

“Tuttosport” shkruan se në aksin Torino-Paris, është rihapur një i de e vjetër, ajo e shkëmbimit mes Xhan dhe lojtarit të PSG, Leandro Paredes. Një negociatë e vërtetë ende nuk është në zhvillim, por hipotezat qëndrojnë.

Xhan është një dëshirë e vjetër e PSG, që tentoi ta merrte prej Liverpulit kur kontrata po i skadonte. Ndërkohë, Paredes, një lojtar teknik, do ishte i përshtatshëm për lojën e Sarrit, edhe si një alternativë për Pjaniç në rolin e “regjisorit”.

Të dy kanë të njëjtën moshë, 25 vjeç, dhe dëshira për të ndërruar ajër mund të bëjë që operacioni të përmbushet. Xhan vlerësohet në 30 milionë euro, ndërkohë që për Paredes u paguan 47 milionë një vit më parë. Tashmë mbetet për të shikuar si do shkojnë këto kontakte.

Comments are closed.