Skuadra e drejtuar nga Alegri është në kërkim të një mesfushori. Mesa duket në shtëpinë e Juventusit janë të bindur kush do jetë ai. Bëhet fjalë për mesfushorin kroat Mateo Kovaçiç. Gjatë ditës së djeshme, sipas burimeve spanjolle, thuhet se klubi i “zonjës së vjetër” ka patur kontakte me Realin sa i përket mesfushorit kroat. Nga ana tjetër, kreu i Juventusit,
Marota është duke reflektuar mbi shumën e blerjes, e cila është 25 milionë euro dhe shumë shpejt do kemi zhvillime të reja.