Juventusi është duke planifikuar të përforcohet. Skuadra italiane thuhet se e dëshiron sulmuesin e krahut, Angel di Maria. Sulmuesi argjentinas që është pjesë e Paris-Saint Germainit, është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk e ka vazhduar ende. Në verën e këtij viti Di Maria do të jetë futbollist i lirë. Sipas “France Football”, drejtuesit e klubit italian janë duke punuar për ta bindur argjentinasin të transferohet në Torino.