Juventus është prezantuar në Europë si favorite për të fituar Champions League, por kohët e fundit ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm edhe në rrjetet sociale. Nga vendi i nëntë, bardhezinjtë janë ngjitur në vendin e shtatë të planetit, për sa i përket numrit të ndjekëseve. Shtatë, si numri i Ronaldo… Pikërisht pas ardhjes së Ronaldo, Juventus ka pasur +2.37% rritje në “Facebook”; +1.52% rritje në “Twitter”, +8.89% rritje në “Instagram” dhe +8.26% rritje në “Youtube”.
Që nga dita e ardhjes së Cristiano Ronaldo dhe deri më sot, Juventus ka pasur PSG dhe Liverpool pasi numëron 59.8 milionë ndjekës. Në vendin e gjashtë, me 64.8 milionë ndjekës, është Arsenal, objektivi i radhës i Juventus në rrjetet sociale.
Pesë vendet e para janë: Real Madrid (226.8 milionë ndjekës), Barcelona (219.8 milionë), Manchester United (118.5 milionë), Chelsea (76.7) dhe Bayern Munich (69.2 milionë).