Juventusi nuk ndalet në merkato, transferon talentin e Lionit

Juventus nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, dhe ditën e sotme ka firmosur me një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për talentin e Lionit, Hamza Rafia, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë një lojtar i bardhezinjve. 20-vjeçari i kushtoi arkave të “zonjës së vjetër”, 400 mijë euro plus 20 % të kartonit të lojtarit në rast të një shitje të mundshme, do t’i kalojnë Lionit.

Besohet se Juventusi e ka bërë këtë marrëveshje në mënyrë që të ketë marrëdhënie të mira me francezët, për negociata të tjera.

Rafia luan si trekuarist dhe zhvilloi ndeshje shumë të mira në “UEFA Youth League”, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 4 asistime në 8 ndeshje.