Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, akuzohet nga prokuroria e Federatës italiane të Futbollit për bashkëpunim me krimin e organizuar. Lajmin e bën të ditur sot gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano”, sipas të cilës akuza është ngritur nga prokurori Xhuzepe Pekoraro, ish-prefekt i Romës.
Në akuzë thuhet se, për të garantuar rendin dhe qetësinë në sektorët e tifozëve ultras në stadium, Anjeli i lejonte tifozët me teser dhe drejtuesit të mbanin marrëdhënie të vazhdueshme me elementë të krimit të organizuar. Por akuza më e rëndë ndaj kreut të klubit bardhezi është “pjesëmarrja personale në disa raste në takime me eksponentë të mafies së organizuar dhe tifozëve ultras”