Juventusi monitoron mesfushorin e Sampdorias

15

Ditë të rëndësishme për Juventusin e sezonit të ri. Teksa në aksion Torino-Barcelonë diskutohet mundësia e rikthimit të Pjaniçit, drejtuesit bardhezi monitorojnë edhe tregun Italian.

Manuel Lokateli mbetet dëshira e madhe, por 30 milionë eurot e ofruara së bashku me kartonin e rumunit 19-vjeçar, Dragusin, nuk kanë mjaftuar.

Sasuolo pret të arkëtojë disa milionë më tepër dhe Juvja po mendon për formulën më të leverdishme. Përveç kampionit të Evropës, emri tjetër që përflitet për mesfushën bardhezi është ai i Mikel Damsgardit të Sampdorias.

Kjo e fundit pret të paktën 20 milionë, një shifër që Juvja do të tentojë ta zbusë. 21-vjeçari shkëlqeu me Danimarkën, por për drejtuesit vlen më pak sesa çmimi që i ka vendosur presidenti Ferrero.