Juventusi ka marrë një tjetër goditje në prag të sfidës kundër Barcelonës në Champions League. Pas kapitenit Chiellini, ndalet edhe Leonardo Bonucci, që doli nga fusha i pamundur, në ndeshjen e kampionatit kundër Verona.
Qendërmbrojtësi bardhezi u detyrua ta linte fushën në pjesën e dytë për shkak të problemeve fizike. Koha e rikuperimit të Bonucci do të vlerësohet pas testeve mjekësore, por mungesa e tij dhe shokëve të skuadrës vjen në një moment delikat.