Alvaro Morata nuk ka ushtruar me Juventusin të mërkurën pasi është duke u shëruar nga një infeksion. Klubi e ka bërë të ditur mungesën e tij nëpërmjet një komunikate. Infeksioni të cilin e ka aktualisht Morata, mund ta lë atë jashtë fushës për tre javë.
Në mesin e të dëmtuarve për duelin kundër Hellas Veronës në kuadër të elitës së futbollit italian janë edhe Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Arthur, Juan Cuadrado dhe Paulo Dybala.
Ndeshja zhvillohet të shtunën, kurse Juventusi do të jetë mysafir.