Klubi i Juventusit ka njoftuar këtë të martë se tifozët e tyre mund të udhëtojnë drejt Francës për të ndjekur ndeshjen e Champions-it, Lion-Juventus.
Ky është një lajm tepër i rëndësishëm për tifozët bardhezi, në një kohë kur ka aq shumë panik në lidhje me përhapjen e koronavirusit.
Aq më tepër kur bëhet fjalë për persona që udhëtojnë nga Italia, e cila konsiderohet si qendra e këtij virusi në Europë, me 288 raste të konfirmuara.