Tema kryesore në Itali është konflikti në mes Juventusit dhe trajnerit Allegri i cili mund të largohet. Gazetta dello Sport shkruan se “martesa e tyre” është në lrizë të madhe edhe pse Massimiliano Allegri i fitoi dy tituj me Juventusin, por marëdhënia e tyre është prish në dy muajt e fundit. “Tensionet pas ndeshjes së humbur në Doha në Superkupën e Italisë, i ka kaluar të gjitha kufinjtë, andaj nuk është rastësi nëse në fund të stinorit Allegri të largohet. Gazzetta tashë e ka përmendur pasardhësin e tij të parë që pritet të jetë Paulo Sousa i Fiorentinës, pastaj ai i Sassuolos, Eusebio Di Francesco apo trajneri i Monacos, Leonardo Jardim.
Dybala i pakënaqur me minutazhën dhe ofertën e klubit
Përvec rastit Allegri, te lideri italian është edhe një ështje tjetër që quhet Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas i cili parashihet të jetë e ardhmja e klubit, është i pakënaqur me statusin e tij te Allegri. Në katër ndeshjet e fundit ishte në bankën rezervë duke qenë zgjidhja e tretë pas Mandzukic dhe Higuain, ndërsa edhe më i pakënqur është me ofertën që po i bënë Juventus për kontratë të re dhe pagën 5,5 milionë euro në vit, andaj gjithnjë e më shumë po lidhet me një kalim te Real Madrid.