Juventusi vazhdon të jetë njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve. “Zonja e Vjetër” po synon përforcime të shumta në afatin kalimtar të Janarit, kurse tani ka vënë në radar edhe disa futbollistë, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Njëri nga ta është edhe ylli i Manchester United, Nemanja Matic.
Ky i fundit nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek kampionët e 20-fishtë anglezë, ndërsa bianconerët e pëlqejnë shumë përfaqësuesin serb. Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në mini-afatin kalimtar të dimrit, derisa mbetet të shihet nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.