Skuadra e Juventusit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit të Real Madridit, Isco gjatë kësaj vere.
Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Juventusi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Realit për shërbimet e 27-vjeçarit. Isco te Juventusi shihet si përforcim i madh për edicionin e ardhshëm dhe ekipi italian është i gatshëm të shpenzojë deri në 80 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Koha Ditore.
Isco nuk është i kënaqur te Reali dhe mund të largohet gjatë kësaj vere. Ai në edicionin e fundit, ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar njëherë në 37 ndeshje për Realin në të gjitha garat.
Isco ka kontratë me Realin deri në vitin 2013 kurse karrierë ka bërë edhe te Malaga. Ka edhe 36 ndeshje e 12 gola të shënuara me Përfaqësuesen e Spanjës.