Skuadra e Juventusit pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të forcohet në repartin e mesfushës, pasi ka shprehur interesim për Moussa Dembelen, përcjellin mediumet italiane.
Dembele pritet të largohet nga Tottenhami, pasi ka refuzuar kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni.
Juventusi është i gatshëm që për kartonin e tij të paguajë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim.
Te Juventusi po e shohin të domosdoshëm transferimin e Dembeles, duke patur parasysh lëndimet e shpeshta të Sami Khediras dhe mungesën e Emre Canit.