Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës, ndërsa Juventusi synon të ulë faturën e pagave gjigante të lojtarëve të vet. Me kampionët e Serie A të goditur rëndë financiarisht nga pandemia e Covid-19, klubi po kërkon të heqë qafe kontratën milionere të Ronaldos.
Madje, mësohet se drejtuesit bardhezinj kanë kontaktuar me Barcelonën për të ditur interesin e saj, sipas gazetarit spanjoll, Guillem Balague. Kujtojmë se ylli portugez ishte golashënuesi më i mirë i Juves gjatë sezonit të fundit, me 35 gola në të gjitha garat. Emri i tij u lakua edhe te PSG, ndërsa tani lidhet me “Camp Nou”.
Nëse do të bashkohej me Leo Messin, edhe pse duket një variant i pabesueshëm, do të kishim plot 11 “Topa të Artë” te Barcelona. Sytë e krejt botës do të ishin nga Blaugrana-t.