Juventusi ia ofron Barçës Emre Canin për Rakiticin

Kampioni italian ia ka ofruar kampionit spanjoll Emre Canin në shkëmbim të mesfushorit kroat, si dhe është i gatshëm t’ia ofrojë sulmuesin Mario Mandzukic, në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA.

Bardhezinjtë e shohin Rakiticin si zgjidhjen ideale për mesfushën e tyre, si[as Tuttosport, mediumi italian që pohon se Juve dëshiron ta arrijë edhe një marrëveshje tjetër shkëmbimi me Barçën për 19-vjeçarin Miranda.

Juve ia ka ofruar Barçës Daniele Ruganin, momentalisht i huazuar në Empoli, për mbrojtësin e ri i cili e fitoi Kampionatin Evropian U19 me Spanjën këtë verë.