Juventusi po vendos të gjithë mekanizmat e mundshëm për të rikthyer në Torino, Poul Pogba. Bardheznjtë janë të gatshëm të ofrojnë Ramsey ose Rabiot si pjesë të marrëveshjes.
Paul Pogba është përfolur vazhdimisht që nga vera e kaluar për një largim nga Old Trafford. Këto spekulime janë intensifikuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit, shkaku i vështirësive nëpër të cilat po kalon Manchester Unitedi në Premierligë.
26-vjeçari e ka pasur edhe vetë një periudhë mjaft të vështirë këtë sezon, pasi që një lëndim i kyçit të këmbës e ka mbajtur atë jashtë skuadrës për shumicën e sezonit.
Gazetat italiane raportojnë se Pogba dëshiron të kthehet në Juventus gjatë kësaj verë, katër vjet e gjysmë pasi u largua nga Allianz për t’u kthyer në Manchester United, ku kishte luajtur edhe sa kishte qenë i ri.
Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, së fundi e dha një intervistë për Sport Mediaset ku tha se Italia është shtëpia e dytë e Pogbas. Gazetat italiane besojnë se kjo deklaratë nuk është e rastësishme dhe se Raiola është duke u bërë gati për ta transferuar Pogban në Serie A këtë verë.
Masbchester Unitedi i kërkon 150 milionë euro për mesfushorin francez, megjithatë Juventusi do të tentojë ta ulë këtë çmim duke e përfshirë në marrëveshje edhe Rabiotin ose Ramseyn.