Juventusi kërkon që ti rinovojë kontratën trajnerit MassimilianoAllegrit. Edhe pse nuk e fiton Ligën e Kampioneve këtë sezon Juventusi ka besim se Allegri është njeriu i duhur për të vijuar detyrën.
Sipas Calciomercato, Juventusiështë gati për t’i ofruar kontratë të re Massimiliano Allegerit për ta blinduar livornezin.
Ndërkohë Allegri ka kontratë deri në vitin 2020, por bardhezinjtë e dinë që atë janë duke e kërkuar me ngulm Manchester United dhe Real Madrid. Allegri me Juventusin i ka shkuar dy herë pranë triumfit në Champions teksa e ka humbur trofeun dy herë njëherë ndaj Barcelonës në vitin 2015 dhe në 2017 ndaj Real Madridit.