Alexis Sanchez mund të ndryshojë përsëri skuadër. Kiliani i Manchester United që ka dështuar ta tregojë veten pas transferimit nga Arsenal mund të kalojë në Serie A.
Është kampioni i Italisë, Juventus që e ka bërë subjekt të interesimit, shkruan Calciomercato, transmeton Klan Kosova.
Gjiganti italian janë duke përgatitur ofertën në drejtim të Old Trafford, por që vetëm me kushtin që Sanchez të pranojë zvogëlim të pagës.
Ai ka kontribuuar me vetëm një gol dhe dy asistime në 17 ndeshje në Premier League këtë sezonë.