Ëndrra e tifozëve të Juvetusit për ta riparë Paul Pogbanë me fanellën bardhezi nuk është shuar. Përkundrazi, sipas spanjolles “AS”, “Zonja e Vjetër” është bërë pengesë për kalimin e francezit te Reali i Madridit.
Pogba e ka pranuar që do t’i pëlqente të luante nën urdhrat e Zinedine Zidane dhe pavarësisht largimit të Jose Mourinhos, me të cilin kishte përplasjeje të vazhdueshme, sërish e ardhmja e tij në “Old Trafford” mbetet në dyshim.
26-vjeçari, kampion bote në fuqi me Francën, ka ngrirë rinovimin e kontratës me “Djajtë e Kuq”, me aktualen që i skadon në vitin 2021. Ai ka kërkuar kohë për të vendosur për të ardhmen e tij. Me një menaxher si Mino Raiola në krah, nuk është e lehtë të vësh pikat mbi “i”, sepse italiani gjithmonë synon një pagë më të lartë.
Në rast të një vendimi përfundimtar për të mos e rinovuar kontratën, Manchester Unitedit i duhet të dëgjojë të gjitha ofertat në drejtim të futbollistit e njëra nga këto oferta pritet të jetë e Juventusit. Kampionët në fuqi të Serisë A duken të vendosur për ta kthyer në Torino mesfushorin.
Sipas “AS”, Agnelli, Nedved dhe Paratici po mendojnë seriozisht për Pogbanë, me mesfushën bardhezi që do të përforcohej me një element të nivelit më të lartë. Sigurisht që edhe Pogbasë nuk do t’i vinte keq nëse e rinis aty ky shpërtheu si futbollist vite më parë.