“Juventus” është shumë afër të transferojë Matthijs de Ligt nga “Ajaxi”, bën të ditur “ATSH”, përcjell gazeta KOHA. Babai i mbrojtësit holandez bëri me dije ditë më parë se “Zonja e Vjetër” është duke i prirë garës për transferimin e djalit të tij, por që janë edhe skuadrat tjera në garë. Presidenti i “Juventusit”, Andrea Agnelli, është duke tentuar që të arrijë marrëveshje me De Ligt në janar, ndërsa transferimi të kompletohet në verën e ardhshme. Ajax ka bërë me dije se nuk do ta lejojë mbrojtësin të largohet në janar, po ashtu edhe nën shumën e 60 milionë eurove. Juventus duhet të paguajë shumën e vendosur, duke ditur se edhe “Manchester City” dhe “Barcelona” i duan shërbimet e De Ligt.