Protagonist absolut me Borussia Dortmundin dhe me përfaqësuesen e Anglisë, Jadon Sancho mbetet lojtari më i kërkuar për merkaton e janarit. Sulmuesi ka kohë që ndiqet nga Barcelona, Real Madridi dhe disa ekipe të mëdha angleze, por së fundmi listës i është shtuar edhe Juventusi.
Klubi Italian është gati të bëjë çmenduri për ta transferuar në Torino 19-vjeçarin. Sipas medieve nga përtej Adriatikut, “Zonja e Vjetër” është gati të vërë në dispozicion një buxhet prej 150 milionë urosh për të siguruar Sanchon.