“AS” raporton se Juventusi mund të bëjë lëvizje para Napolit dhe ta zëvendësojë Paulo Dybalan me James Rodriguezin. Karriera e Dybalas te Juve duket se do të përfundojë këtë muaj, me Paris Saint-Germainin dhe Interin që janë të interesuar për argjentinasin, pasi kalimi i tij te Tottenhami kolapsoi sot, transmeton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Me këtë në mendje, “AS” potencon se Juve ka shprehur interesim të papritur në Jamesin, transferimi i të cilit te Napoli po vazhdon të ngec.
Gazeta shpjegon se Cristiano Ronaldo i ka dhënë dritën e gjelbër ardhjes së kolumbianit. Dyshja gjithashtu ka të njejtin agjent, Jorge Mendes, por paralajmërohet se 28-vjeçari vjen vetëm nëse Dybala shitet.