Sezoni 2017/18 akoma nuk ka përfunduar por disa lojtarë po konsiderohen që tani si përforcime të mundshme nga ekipet e mëdha evropiane. Një prej tyre është sulmuesi meksikani Hirving Lozano. Sipas Xhanluka di Marzio, disa media italiane pretendojnë se Lozano, një lojtar i PSG Aindhoven në Holandë dhe i përfaqësueses meksikane, është ndër lojtarët që mund të zëvendësojë argjentinasin Paulo Dybala, i cili mund të shkojë te Real Madrid. Juventusi i ka vënë syrin sulmuesit pasi ai është një lojtar i ri me shumë potencial dhe që do të blihej pa harxhuar shuma marramendëse. Lozano mbërriti verën e kaluar te PSV, dhe është një nga golashënuesit më të mirë të Eredivisie me 14 gola në 24 ndeshje, asnjë me penallti.