Kristian Eriksen nga fundi i sezonit aktual do të jetë një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Totenhemin skadon në qershor 2020.
Mesfushori danez është një dëshirë e madhe e Juventusit, të cilët duan ta afrojnë në skuadër që në merkaton e janarit dhe jo të presin deri në verë. Edhe Sarri e pëlqen shumë lojtarin, dhe iu kërkuar drejtuesve ta afrojnë futbollistin në ekip.
Një transferim i Eriksen në Torino në merkaton e janarit, nuk do të jetë aspak i lehtë, për shkak se Totenhemi nuk dëshiron të heqë dorë nga lojtari kaq shpejt. Italianët tani po mendojnë një zgjidhje, për të arritur te 27-vjeçari.
Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, bardhezinjtë po mendojnë të fusin në marrëveshje lojtarin e afruar në merkaton e verës, Adrien Rabiot.
Francezi nuk ka treguar një formë të mirë, dhe futja në marrëveshje për të mbërritur te Erikseni, do të ishte zgjedhja më e mirë për Juventusin.