Juventusi e do Iscon në janar

Drejtuesit e Juventusit kanë bërë gati ofertën për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Isco gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sajti italian “Calciomercato” ka njoftuar të hënën se Juventusi do të ofrojë 75 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Iscos, i cili është i gatshëm të vazhdoj karrierën në Serie A, transmeton Koha Ditore, përcjellë gazeta Koha.

Isco shihet si përforcim ideal i Juventusit për mesfushën dhe këtë edicion ka vetëm një paraqitje te Real Madridi. 27-vjeçari, ka kontratë me Realin deri ën vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Malaga. Ai ka edhe 38 ndeshje e 12 gola me Spanjën.