Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi është futur në garë për super talentin anglez Jadon Sancho. Reprezentuesi anglez ka prishur marrëdhëniet paska me Dortmundin pasi klubi e kishte dënuar me një ndeshje. Kjo ka bërë që mediat të aludojnë në largimin e tij në janar nga klubi verdhezi. Juventusi po monitoron me kujdes situatën e anglezit dhe synon të dalë me një ofertë në drejtim të Dortmundit në janar.