Drejtuesit e Juventusit edhe zyrtarisht po planifikojnë rindërtimin e ekipit për sezonin e ri dhe do të diskutojnë të ardhmen e Cristiano Ronaldos me të, ka raportuar të enjten e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.
Ronaldo 36-vjeçar ka shënuar 27 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion kurse me Juventusin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Pas diskutimeve mes palëve, do të dihet përfundimisht e ardhmja e Juventusit që sipas të gjitha gjasave mund të jetë larg ekipit italian pas eliminimit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve ditë më parë. Krahas Ronaldos, do të diskutohet edhe e ardhmja e futbollistëve të tjerë.
Mësohet se te Juventusi po mendojnë të ndalin lojtarët si Arthur Melo, Rodrigo Bentancur, Weston McKennie, Dejan Kulusevski, Federico Chiesa e Adrien Rabiot. Të rëndësishëm për projektin e ri po shihen edhe Juan Cuadrado, Danilo, Leonardo Bonucci e Wojciech Szczesny.
Ndërkohë, në fund të sezonit pritet të largohen Gianluigi Buffon, Federico Bernardeschi, Giorgio Chiellini, Merih Demiral, Radu Dragusin, Paulo Dybala e Alvaro Morata.