Klubi i Juventusit në bashkëpunim me Kuesturën e Torinos, arritën të identifikojnë tifozin që imitoi avionin e tragjedisë së Superga-s, gjatë ndeshjes derbi mes bardhezinjve dhe Torinos, mbrëmjen e të premtes.
Më pas klubi bardhezi vendosi të dënojë tifozin me 5 vite heqje të të drejtës për të parë Juventusin nga shkallët e “Allianz Stadium”, një masë kjo e rrallë në Itali, ku nuk praktikohen dënime individuale.
Tragjedia e Superga-s ka ndodhur në vitin 1949, ku avioni me të cilin po udhëtonte klubi i Torinos, u rrëzua dhe humbën jetën të gjithë pjesëtarët që ishin në bord.
Tifozëria e Juventusit nderoi 70-vjetorin e kësaj tragjedie nëpërmjet një pankarte, por njëri prej tifozëve doli kundër masës dhe imitoi avionin, duke provokuar kundërshtarët.