Juventusi e mbylli sezonin e rregullt me fitimin e kampionatit. “Zonja e Vjetër” do të hyjë në një revolucion, pasi largimi i Max Allegrit nis një cikël të ri në klubin torinez.
Drejtuesit kanë nisur të mendojnë për rinovimet dhe emri i parë në listë është ai i Moise Kean. Tuttosport shkruan se klubi dhe sulmuesi 19-vjeçar janë shumë pranë rinovimit. Kontrata e re do të nënshkruhet deri në vitin 2024 dhe sulmuesi do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.
Gjashtë gola në Seria A, një në Kupë dhe 6 gola me Italinë kanë bërë që Kean të mbyllë një sezon fantastik. Ai shihet si e ardhmja e sulmit të Juventusit dhe me largimin e mundshëm të Mario Mandzukicit, italiani pritet të ketë më shumë minuta sezonin e ardhshëm.