Juventusi blen nga Nantes talentin francez

18

Abdoulaye Dabo është lojtari më i ri i Juventusit, Klubi bardhezi ka njoftuar zyrtarisht blerjen e talentit francez, i cili vjen nga Nantes për të luajtur fillimisht me ekipin U-23 të udhëhequr nga Lamberto Zauli. Emri Dabo është shumë i njohur në Francë, pasi përfaqësonte një nga talentet më premtues të futbollit francez sa i përket grupmoshës së tij. I lindur më 4 mars 2001, Dabo do të mbushë njëzet vjeç pas dy muajsh dhe për këtë arsye është ende një talent për t’u zbuluar.

Juventusi nuk e humbi rastin teksa e kishte ndjekur lojtarin për disa vite. Pikërisht në këto ditë të para të vitit, arritën akordin me klubin francez, duke qenë se lojtarit i kishte mbetur vetëm një vit në kontrata. Pikërisht ky detaj e bëri më të lehtë blerjen e futbollistit nga “Zonja e Vjetër”.